Parlamenti sesioni i ri – (6 Shtator 1999)


Parlamenti sesioni i ri – (6 Shtator 1999)

14:27 06/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Janë kthyer në pushimet verore për të rikthyer punën në Parlament të zgjedhurit e popullit shqiptar. Në mesditë nënkryetari Dokle ka hapur zyrtarisht seancën e parë plenare të sesionit të pestë të legjislaturës së 15 të Kuvendit. Të enjten pasdite kryeministri Majko dhe ministrat e tij do të paraqiten para parlamentit me projektet konkrete në kuadër të Paktit të Stabilitetit, mocion ky i kërkuar nga demokratët.

Ish-kryeministri Meksi ka kërkuar në këtë seancë votimin e amendamentit kushtetues që të sanksionoj ndryshimin e neneve të Kushtetutës me referendum popullor dhe më pas me 2/3 e deputetëve. Bazuar në Kushtetutën e re sipas menksit bie dhe funksioni i nënkryetarëve aktual dhe votbesohet kryetari Gjinushi.

Këto propozimet e ish-kryeministrit Meksi do të hyjnë në procedurat parlamentare pasi të gjejnë mbështetje të deputetëve. Ndërkohë parlamenti do të ndërpresë punimet gjatë zhvillimeve të Kongresit të Demokratëve dhe Socialistëve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme