Parlamenti shtyn votimet për anëtarin e shtatë të KQZ-se (20 Korrik 2000)
Parlamenti ka vendosur sot të shtyjë për të hënën votimin për anëtarin e shtatë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle tha se krahas 3 kandidatëve të paraqitur nga opozita, deputeti i së Djathtës së Bashkuar Nexhat Kalaj, kishte propozuar një tjetër kandidaturë.
Partia Demokratike ka refuzuar pjesëmarrjen në Komision Qendror Elektoral, por ende nuk është regjistruar si subjekt elektoral në të. Siç ka ndodhur dhe në rastet e tjera, deputetët e kanë nisur seancën parlamentare me 60 minuta vonesë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame