Parlamenti, Sokol Nako për modernizimin e hekurudhave shqiptare – (28 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Në vitin 2006 do të nis revolucioni i vërtet në hekurudhat shqiptare me futjen e trenave të shpejtësisë. Në interpelancë para parlamentit Ministri i Transporteve Sokol Nako tha, se në 444 kilometra gjatësi linjë hekurudhore, 45% e traversave janë jashtë kushteve teknike. Vagonët e mallrave dhe të udhëtarëve kanë një moshë prej 35 vjetësh.
Ministri Nako tha, se për modernizimin e hekurudhave shqiptare vetëm në vitin 2006 do të duhen 236 milion dollarë. Prioritet në linjat hekurudhore do t’i jepet lidhjes me Maqedoninë përgjatë Korridorit 8. Parlamenti ka ratifikuar sot edhe anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame