Parlamenti sot (16 Shtator 1999)


Parlamenti sot (16 Shtator 1999)

12:00 16/09/1999

Parlamenti ka miratuar sot në një seancë plenare disa ndryshime në statusin e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare duke ndryshuar edhe emërtimin e këtij statusi. Ky ndryshim ka shkaktuar debate midis deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Sipas ndryshimeve të bëra në status do të përfitojnë pensionin e veteranit rreth tetë mijë vetë të cilët në bazë të ligjit të 95 nuk kanë mundur të marrin pensionin për shkak të përfundimit të afatit.

Në status është përcaktuar që në rast vdekje familjarët nuk përfitojnë me pensionin e veteranit. Në seancën e sotme janë miratuar dhe disa projektligje të tjera si ai për privatizimin e hidrocentraleve nën 5 megavat./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme