Parlamenti, Vasil Melo, financimi i partive të vogla – (14 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Partitë e vogla të pakënaqur me fondet buxhetore për trajtimin e tyre. Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Melo, sot në Parlament, ka kërkuar rishikimin e ligjit për partitë politike dhe shoqatat duke shprehur pakënaqësi për fondin prej 250 milion lekësh për vitin 2000.
Parlamentit i duhet të vendosë për uljen e tarifave doganore nga 20 në 18 përqind dhe nga 20 në 10 përqind për gazin. Deputetet do të vendosin edhe për ndryshimin e procedurave tatimore, për privatizimin e Albkromit dhe Bankës së Kursimeve.
Për sezonin e ardhshëm kanë mbetur projektligjet mbi lojrat e fatit, për Teatrin, Bibliotekat dhe organizimin e Gjykatës së Lartë. Brenda Dhjetorit 1999, Parlamentit i duhet të ratifikojë edhe protokollin numër 6 të Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut e në mënyrë të veçantë heqjen e dënimit me vdekje nga Gjykata Kushtetuese./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame