Parlamenti vendos të kontrollojë KLSH – (6 Nëntor 2000)


Parlamenti vendos të kontrollojë KLSH – (6 Nëntor 2000)

22:40 06/11/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Parlamenti do të kontrollojë llogaritë e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas publikimit të raportit për shpenzimet e buxhetit të shtetit, është parlamenti i cili ka vendosur emërimin e tre ekspertëve kontabël, që tani do të kontrollojnë shpenzimet e këtij institucioni.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, deri tani nuk është kontrolluar për shpenzime dhe përdorimin e fondeve shtetërore. Byroja parlamentare ka diskutuar edhe projektligjin për urbanistikën, i cili i detyron firmat ndërtuese të kontribuojnë me një përqind të vlerës së investimeve për rikonstruksionin e rrjeteve të infrastrukturës për organet e pushtetit vendor./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme