Parlamenti, votimi për Spartak Poçin – (27 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Deputeti socialist Spartak Poçi që nga dita e sotme do të jetë zyrtarisht Ministër i Rendit Publik. Parlamenti ka miratuar me 90 vota pro emërimin e Poçit në vend të ish-ministrit të Rendit Petro Koçi. Miratimi i dekretit të presidentit Mejdani nuk ka kaluar pa debate në parlament.
Kryetari i mazhorancës socialiste Ruçi ka kërkuar votim të fshehtë, por kryeparlamentari Gjinushi ka hedhur në votë procedurën e votimit dhe më pas me votim të hapur ka fituar Poçi. Ruçi ka deklaruar se me këtë votim është shkelur rregullorja e parlamentit, por kjo çështje është kaluar në heshtje nga deputetët e tjerë në sallën e parlamentit.
Tani pritet që të kryet zëvendësimi i Ministrit të Drejtësisë Thimio Kondi i emëruar disa ditë më parë kryetar i Gjykatës së Lartë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame