Parlamenti voton nenet e Kushtetutës (16 tetor 1998)
Parlamenti ka miratuar 63 nenet e para të Projekt Kushtetutës që kanë të bejnë me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, liritë dhe të drejtat politike, ekonomike sociale e kulturore, objektivat sociale dhe avokatin e popullit. Në shqyrtimin nen për nen të Kushtetutës ka munguar Partia Demokratike ndërkohë që demokristiani Bushati, ka kërkuar që të përsëritet ftesa për demokratët. Sipas neneve të parashtruara në Parlament, Shqipëria përcaktohet Republikë Parlamentare në të cilën respektohet ndarja e pushteteve, të drejtat e shqipëtarëve jashtë kufinjve. E veçanta e këtij projekti është pjesa për Avokatin e Popullit që zgjidhet nga kuvendi dhe gëzon imunitetin e Gjykatës së Lartë.
Pamje Parlamenti kryetari Skënder Gjinushi, nënkryetari Namik Dokle, qeveria Majko./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame