Parlamenti voton ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin


Parlamenti voton ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin

23:05 05/03/2018

Parlamenti ka votuar me 121 vota pro ngritjen e një komisioni hetimor për trafikun e lëndëve narkotike në vend dhe për dosjen hetimore ndaj Saimir Tahirit.

Ngritja e këtij komisioni ishte kërkuar nga opozita për të verifikuar ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë si dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Edhe deputetët e Partisë Socialiste kanë votuar për ngritjen e komisionit hetimor. Demokratët do të përfaqësohen  në këtë komision nga Edi Paloka, i cili do të jetë kryetar i tij, si dhe nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe Myslym Murrizi. Në këtë komision edhe LSI-ja do të ketë një anëtar të sajin që është Endrit Brahimllarin./

tvklan.al






Të ngjashme