Parlamenti voton vazhdimin e misionit të EULEX


Parlamenti voton vazhdimin e misionit të EULEX

16:27 17/06/2016

Parlamenti i Kosovës ka votuar me një shumicë prej 84 votash vazhdimin e mandatit të Misionit të EULEX-it. Me këtë votim, ky mision do të qëndrojë në Kosovë edhe për dy vite të tjera.

Siç raporton

Klan Kosova

, me 84 vota pro është votuar për ndryshimet dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me EULEX, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë për ndryshimet e misionit, në këtë vazhdim mandati.

“Një çështje me rëndësi në këtë projektligj ka qenë mundësia e marrjes së EULEX-it me rastet e reja”,

 tha Kuçi.

“Kemi qenë të kujdesshëm që të mos bëjmë diçka për ta penguar drejtësinë dhe që gjyqtarët kosovarë të kenë të drejtë ta bartin një lëndë tek gjyqtarët e EULEX-it. Por për secilën lëndë të re, do të ketë vlerësim nga një komision i veçantë, në përbërje të gjerë”

, deklaroi ai më tej./tvklan.al






Të ngjashme