Parmixhana patëllxhani (Video)
Përbërësit:
500 gr patëllxhanë
200 gr salcë domate
100 gr djathë parmixhano
100 gr djathë mozzarella
100 gr borzilok
Pançetë
Vaj për skuqje
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht lajmë patëllxhanët dhe i presim në feta jo shumë të holla. I vendosim në një tepsi dhe i marinojmë me kripë në mënyrë që të lëshojnë lëngun. Vendosim në mikser djathin e grirë, djathin mozzarella dhe borzilokun dhe i miksojmë bashkë. Skuqim në një tigan pançetën dhe e përziejmë me djathrat që miksuam. Në të njëjtin tigan vendosim salcën, pak borzilok dhe pak rigon dhe i lëmë të ziejnë. Bëjmë mbushjen e patëllxhanëve me masën që përgatitëm në mikser, i kalojmë në miell, vezë, galetë dhe i skuqim. I vendosim në pjatë dhe i shoqërojmë me salcën që përgatitëm me borzilok dhe rigon.
/tvklan.al