Partia Aleanca Demokratike – (14 Shkurt 2000)


Partia Aleanca Demokratike – (14 Shkurt 2000)

22:32 14/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Aleanca Demokratike ende nuk ka vendosur të dalë nga koalicioni qeveritar Aleanca për Shtetin, pavarësisht nga mos pranimi i përfaqësuesit të tyre Pirro Prifti në tryezë. Përsa i përketë tryezës së koalicionit aleancistët pretendojnë që ajo të jetë konsultative dhe jo vendimarrëse.

Sekretari i Përgjithshëm Ridvan Peshkëpia dhe i mandatuari për në tryezën e koalicionit Pirro Prifti theksuan se ky i sotmi ishte një incident i kurdisur nga kryetari socialist Fatos Nano. Statusi i Aleancës bie ndesh me atë të socialistëve thanë ata, duke kundërshtuar gjithashtu pozicioni që i është dhënë kryeministrit në konventën e bashkëpunimit.

Përsa i përket pranimit të partisë të Unitetit Kombëtar në koalicion, aleancistët kërkuan që ky veprim të bëhej pas zgjedhjeve lokale./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme