Partia Aleanca Demokratike prezanton kandidatët për kryetarë bashkie (3 Shtator 2000)
Aleancistët kanë sulmuar sot dy partitë e mëdha me pretendimin duke renditur në një nga tre vendet e para në rezultatet e zgjedhjeve të 1 tetorit. Në mbledhjen e asamblesë së Partisë Aleanca Demokratike ku u prezantuan kandidatët për kryetarë të komunave dhe bashkive, kryetari Ceka u shpreh:
“Përsa i përket përfaqësimit jemi sot për sot partia e dytë në të gjithë vendin që jemi përfaqësuar po në të gjithë vendin, në të gjitha komunat. Te jeni të sigurtë që nuk i kemi marrë borxh asnjë mercenar pavarësisht se na ofruan një listë të tillë për t’a firmosur. Edhe komisionerët i kemi të gjitha nga Partia Aleanca Demokratike. Jemi puro Aleanca Demokratike në të gjithë vendin. Sepse jemi kudo me zemër fitimtare. Pa u trembur nga zhurma e partive të mëdha. Po ju them se kjo do jetë lufta e Davidit me Goliatin. E dini nga mitologjia që Davidi i vogël mundi Goliatin e madh. Sepse ende nuk është provuar në politikën shqiptare se kush është i madh dhe kush është i vogël. Sepse nuk ka patur zgjedhje të lira dhe të ndershme ku zgjedhësit shqiptar t’i jepej alternativa për të gjykuar mbi ato që ai zgjidhte. Po, është provuar që ka parti shkatërrimtare dhe të paafta, të papërgjegjshme, por ende nuk është provuar në praktikë se cilat janë ato parti që ofrojnë njerëz që ndërtojnë. Themi që Aleanca Demokratike është një nga ato parti.”/tvklan.al