Partia Balli Kombëtar konferencë shtypi (09 Janar 1999)
“Produkt të dy psikologjive të njëjta” e quajnë takimin e Partisë Socialiste me Partinë Demokratike, Balli Kombëtar. Sjellja që po bëjnë me aleatët e tyre më të vegjël tregon se respekti i ndërsjelltë është i panjohur për ta. Ky afrim i papritur mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Ballin Kombëtar tregon se edhe vetë ata kanë humbur besimin se ofrojnë një alternativë të pranueshme për shqiptarët.
Sot Balli Kombëtar vëren se po bëhet vjedhja e dytë e firmave piramidale. Nga ana ligjore s’ka asnjë fajtor dhe procedura e shitjeve të tyre po vazhdon me çmime të paimagjinueshme. Balli Kombëtar bashkëpunimin nuk e kupton si pazar por si respekt ndaj ligjit dhe detyrim ndaj Atdheut./tvklan.al