Partia Bashkimi Liberal konferencë (27 Gusht 1998)
Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Teodor Laço gjithashtu dhe aleat i Partisë Demokratike, i ka sugjeruar Berishës shtyrjen e tryezës Kushtetuese. Përfaqësuesit e Bashkimit Liberal kanë menduar për këtë shtyrje tryeze sepse situata është tepër konfliktuale.
Në fillim sipas Laços nuk ishte dakort partia Lëvizja e Legalitetit por të hënën pasdite dhe ata ndërruan mendim. Në konferencën e sotme për shtyp Bashkimi Liberal dhe Bashkimi Demokrat e akuzuan qeverinë se arrestimet ishin politike./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo