Partia Demokrate, prezanton kandidatin për deputet në Malësinë e Madhe (16 Maj 2001)


Partia Demokrate, prezanton kandidatin për deputet në Malësinë e Madhe (16 Maj 2001)

14:26 16/05/2001

Partia Demokrate ka prezantuar në një takim me degën e kësaj partie për Malësinë e Madhe kandidatin për deputet të kësaj zone zotin Arben Lika. Ai është një nga lideret e Lëvizjes së Dhjetorit ’90 ndaj tha se ndihej krenar që bën paraqitjen në këtë takim me themeluesit e vërtetë të Partisë Demokratike. Gjithashtu ai tha se donte votat e demokratëve malësorë si përfaqësues të Partisë Demokratike të vërtetë.

Ndërsa zoti Genc Pollo, sekretar politik i kësaj partie ka theksuar se partia e tij do të hyjë në zgjedhje me emrin që ka dhe do të fitojë sepse do të paraqesë vlerat e vërteta të demokracisë shqiptare. Në këtë takim merrnin pjesë dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie si Petrit Kalakula, Nard Ndoka dhe Antoneta Luli./tvklan.al






Të ngjashme