Partia Demokratike deklaron bojkotin e saj në balotazhe (12 Tetor 2000)
Partia Demokratike përfundimisht ka deklaruar bojkotin e saj ndaj raundit të dytë zgjedhor, por burime të saj konfirmojnë se nuk do të pengojnë individët që do të kandidojnë brenda kësaj partie. Edhe sipas reformatorëve mjaft nga kadidatët demokratë, nuk do të tërhiqen nga balotazhi.
“Shumica dërrmuese e këtyre njerëzve mendojnë mbi koshiencën e tyre, mendojnë mbi nevojat e tyre dhe ata janë gati të marrin pjesë dhe jam i bindur që do të marrin pjesë.”
Gjithsesi Partia Demokratike i qëndron vendimit të Këshillit Kombëtar për të mos njohur rezultatin e raundit të parë në shumicën e vendit dhe për të mos marrë pjesë në raundin e dytë më 15 tetor./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego