Partia Demokratike dhe Partia Demokristiane konferencë për mitingun demokrat (28 Gusht 1998)
Partia Demokratike në konferencë shtypi thotë se do të vijojë të dalë në mitingje. Sipas Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun Vili Minarolli demokratët do të vijojnë të dalin në shesh për mitingje.
Gjatë konferencës Vili Minarolli dhe Shaban Memia denoncuan dhunën e policisë ndaj protestuesve paqësorë. Kryetari i Partisë Demokristiane Zef Bushati bëri thirrje për mitingje sëbashku me Partinë Demokratike. Gjatë thirrjes së tyre demokristianët kërkuan dhe dorëheqjen e qeverisë Nano./tvklan.al
Gazetar : Endri Xhafo