Partia Demokratike e Korçës – (15 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Inisiativa e Genc Pollos për të rivalizuar me Berishën për postin e kryetarit të PD, në Kuvendin Kombëtar, i ka bërë dëmokratët korçarë të harrojnë nënkryetarin e partisë së tyre. Asnjë fjalë për të nuk është përmendur në raportin e kryetarit të PD në Korçë Fredi Olli.
Mes dy kandidaturave të kryetarit aktual të PD të Korçës Fredi Olli dhe intelektualit Niko Pujo ka dalë i fituar përkrahësi i Berishës Fredi Olli. Pas rizgjedhjes në krye të degës të PD së Korçës Olli u shpreh para të pranishmëve se alternative e Berishës do të fitoj përsëri në Kuvendin Kombëtar të 30 Shtatorit, pasi sot për sot atë nuk e konkuron dot Genc Pollo.
Në konferencën e 6 të demokratëve korçarë ka folur edhe sekretari i përgjithshëm democrat Ridvan Bode. Sipas tij kryeministri Majko nuk ka forcë të largoj nga posti shefin e SHIK-ut Fatos Klosi, kryeprokurorin Arben Rakipi dhe disa ministra të cilët sipas Bodes janë në krye të rrjeteve mafioze të kontrabandës, korrupsionit dhe trafiqeve ilegale që përkrahen nga drejtuesit aktual të PS. Në këto kushte vazhdoj Bode i takon PD ta nxjerr vendin nga kriza./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame