Partia Demokratike e Tiranës (25 Shtator 1999)


Partia Demokratike e Tiranës (25 Shtator 1999)

13:17 25/09/1999

Vili Minarolli aktualisht Sekretar për Marrëdhëniet Publike të PD-së është zgjedhur sonte me shumicë votash kryetar i ri i degës së kësaj partie për Tiranën. Gjatë punimeve të Kuvendit të 6-të të degës së Tiranës, lideri demokrat Sali Berisha ka përcaktuar si pika kryesore të programit të PD-së me tu rikthyer në pushtet, rikthimin e pronave pronarëve të ligjshëm, konfiskimin e pronave të paligjshme vendosjen e rendit, rritjen e shpejtë ekonomike dhe zgjedhjen e nënpunësve të administratës mbi bazën e profesionalizmit.

Berisha ka kundështuar kompromisin me republikanët për çeshtjen e pronave. Nëse ka një temë që PD-ja nuk do të bashkëpunojë me zotërinjtë Sabri Godo dhe Fatmir Mediu, tha Berisha, do të jetë çeshtja e pronave, psai demokratët nuk do të bëjnë marrëveshje me ata që nënshkruan sipas tij Kushtetutën shkatërruese për pronat./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme