Partia Demokratike, Fatos Beja konferencë shtypi (12 Prill 1999)
Të ardhurit nga Kosova janë tërësisht të pasistemuar. Ky ka qënë konstatimi i Komisionit të Emergjencës të Partisë Demokratike një muaj pas ardhjes së fluksit të refugjatëve kosovarë. Familjet që kanë strehuar të ardhurit u shpreh Sekretari Demokrat Beja, kanë filluar t’i kthejnë ata në kampe pasi nuk kanë mundësi për t’i ushqyer.
Sipas tij rreth 64% e të ardhurve deri tani janë përballuar nga familjet shqiptare të cilat nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti. Qeveria Shqiptare është justifikuar se menaxhon vetëm 10 % të ndihmës dhe pjesën tjetër e shpërndajnë shoqatat humanitare.
Por dhe kjo nuk e përjashton aspak atë nga përgjegjësitë. Ndërkohë sipas demokratëve ekonomia shqiptare po pëson luhatje të ndjeshme si pasojë e vjedhjes së ndihmave. Ndihmat e vjedhura që po shiten me çmim të ulët në treg, theksoi Beja, po dëmtojnë jo vetëm imazhin përpara donatorëve por po rrënojnë edhe tregtarët shqiptarë./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego