Partia Demokratike konferencë shtypi për Fatos Nanon (20 Shtator 1998)
Kryetari Partisë Demokratike Sali Berisha flet në konferencën e rradhës për shtyp për kryeministrin Fatos Nano. Berisha i cilësoi arrestimet në Tiranë dhe rrethe si një hakmarrje të verbër politike nga ana e kryeministrit Nano. Sipas kreut të Partisë Demokratike deri më tani janë arrestuar 38 anëtarë dhe simpatizantë të saj, ndërkohë ai shprehet se vrasësit e Azem Hajdarit janë shpërblyer dy ditë më pas me mijëra dollarë në Ministrinë e Rendit me urdhër të kryeministrit Fatos Nano. Përsa i përket arrestimeve, për demokratët dhe Opozitën, përbëjnë një thirrje për qëndresë të mëtejshme në rrugë paqësore. Pyetjes se nëse do të paraqitej para drejtësisë, Berisha u përgjigj se ishte i gatshëm të përballej por përsëri Nano me këto arrestime që po bën po e dërgon vendin drejt një katastrofe.
Pamje Partia Demokratike kryetari Sali Berisha, Vili Minarolli, Ridvan Bode konferencë shtypi./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili