Partia Demokratike kundër ndarjes së Tiranës në minibashki (19 Korrik 2000)
Partia Demokratike ka kundërshtuar sot me forcë ndarjen e Tiranës në disa bashki të vogla. Sipas shefit të departamentit të pushtetit lokal në Partinë Demokratike Njazi Kosovrasti, për të vendosur diçka të tillë, më parë duhet të ishte pyetur populli i Tiranës me anë të një referendumi.
Këshilltarët demokratike në të gjithë vendin janë përgjigjur sot negativisht kërkesës së ministrit të Pushtetit Lokal Bashkim Fino. Frika e humbjes së pashmangshme tha Kosovrasit, detyron pushtetarët të propozojnë skena të pafrytshme dhe të dëmtojnë qeverisjen vendore.
Sipas tij shqiptarët tashmë janë të lodhur të përballojnë dhe të mbajnë mbi shpatulla shpenzime të tjera të panevojshme. Partia Demokratike ka deklaruar sot se asnjë mashtrim elektoral nuk do të bëjë të mundur ndryshimin e mendjes së shqiptarëve./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego