Partia Demokratike mbledh kryesinë e saj (26 Gusht 1998)


Partia Demokratike mbledh kryesinë e saj (26 Gusht 1998)

16:06 26/08/1998

“Brenda një jave Fatos Nano do të dalë nga blloku.” Këshillarët demokratë brenda një jave do të firmosin një peticion në emër të qytetarëve të Tiranës. Këtë e bëri të ditur kryetari i Opozitës Sali Berisha.

Përgjigjen e ngujimit të 6 ish funksionarëve demokratë ai e kërkoi me aktivin e degës së Tiranës për të nxjerrë jashtë bllokut kryeministrin. Sipas Berishës ajo vilë ku është vendosur kryeministri i sillte arkës së shtetit rreth 15 mijë dollarë të ardhura, kurse ai tha Berisha po e shndërron sërish në një bllok të ri./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo






Të ngjashme