Partia Demokratike, mbledhja e keshillit për grevën e studentëve (17 Dhjetor 1998)
Studentët, greva e tyre dhe qëndrimi i demokratëve ka qënë shkaku i mbledhjes së përshpejtuar. I sapoardhur nga vendi ku janë ngujuar sërisht studentët, në fillim të mbledhjes, Berisha tha se ky këshill duhet të përcaktojë masat për realizimin e triumfit të plotë të përmbushjes së kërkesave të studentëve.
Sipas tij këta të fundit e kanë bërë tashmë punën e tyre. Ai tha se u takon forcave të Opozitës që të shpalosin platformën e së ardhmes. Ndër të tjera ai shprehu dhe dhunën e ushtruar ndaj grevistëve të urisë. Sipas tij kjo grevë përbën për demokratët një detyrim madhor për të përcaktuar kundër përgjigjen ndaj qeverisë dhe për moslejimin e nëpërkëmbjes së të drejtave të shqiptarëve./tvklan.al