Partia Demokratike organizon miting në mbështetje të studentëve grevistë (19 Dhjetor 1998)


Partia Demokratike organizon miting në mbështetje të studentëve grevistë (19 Dhjetor 1998)

12:41 19/12/1998

Demokratët kanë dalë sërish në shesh në përkrahje të grevës së studentëve. Është kthyer tashmë në ritual mbledhja e tyre në qëndër të Tiranës dhe vajtja e organizuar prej andej në Qytetin Studenti. Sot para simpatizantëve të djathtë ndodhej sekretari i Partisë Demokratike Ridvan Bode. Ai denoncoi situatën dramatike tek të ngujuarit dhe indiferentizmin e tejskajshëm të qeverisë.

Kjo e fundit i mbylli shkollat dhe u shpreh se për studentët përkrahja e Partisë Demokratike duhet më shumë se kurrë. Ai ngulmoi në bindjet e tij që shumica e shqiptarëve sado larg Tiranës janë pranë grevistëve të urisë. Më pas rrjedha e njerëzve ka kryer itinerarin e saj të zakonshëm, rrugëtimin për në Qytetin Studenti. Ata janë ndaluar për disa minuta në shenjë proteste para Kryeministrisë. Këtij marshimi i janë bashkuar dhe kryetari Sali Berisha dhe lider të tjerë të Partisë Demokratike./tvklan.al






Të ngjashme