Partia Demokratike paralajmëron miting përkujtimor për Azem Hajdarin (12 Shtator 2000)


Partia Demokratike paralajmëron miting përkujtimor për Azem Hajdarin (12 Shtator 2000)

15:31 12/09/2000

Sot mbushen 2 vjet nga atentati që i mori jetën liderit të dhjetorit ’90 dhe deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Të shtënat e armëve automatike i morën jetën në orën 21:10 dhe truprojen e tij Çela, duke lënë të plagosur dhe rojen tjetër Zenel Meza. Edhe tani, pas plot 730 ditësh, askush nuk është akuzuar zyrtarisht apo arrestuar i autor i njërës prej ngjarjeve më të rënda të pluralizmit 10-vjeçar shqiptar.

Një javë më parë, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se përfundoi fazën e parë të hetimeve dhe se ka firmosur fletëarreste, por pa preferuar të publikojë emra. Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha ka akuzuar si autor të vrasjes Salihin dhe disa të tjerë të cilët janë vrarë apo arratisur gjatë kësaj kohe nga Shqipëria.

Edhe sot familja Hajdari pret vizita në përkujtim të dy vjetorit të vrasjes së Azemit. Ndërkohë që sot pasdite në orën 18:00 Partia Demokratike do të zhvillojë një miting përkujtimor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për 2-vjetorin e vrasjes së njërit prej themeluesve të saj, Azem Hajdari./tvklan.al






Të ngjashme