Partia Demokratike për Majkon ( 26 Tetor 1999)


Partia Demokratike për Majkon ( 26 Tetor 1999)

12:51 26/10/1999

Partia Demokratike në dy qëndrime të ndryshme për dorëheqjen e kryeministrit Majko.Për moderatorët e PD-së veprimi i Majkos është cilësuar si një akt civil.

Ferdinand Xhaferri: Veprimi i zotit Majko është një akt emancipues për politikën shqiptare, sepse shembujt e deritanishëm të skenës politike shqiptare kanë ekspozuar jo pak raste ku dëshira për të mbajtur pushtetin ka çuar deri në shkatërrimin e shtetit. Unë mendoj që Majko është një nga ata drejtues të rinj të politikës shqiptare që e ardhmja do të ketë nevojë për të. Normalisht socialistët po qeverisin keq por opozita duke qënë se nuk ka qënë fleksibël për të kordinuar mirë, nuk është bërë akoma e pranueshme nga e gjithë opinioni. Pra opozitës i duhet akoma punë.

Ndërkohë lideri demokrat Sali Berisha është shprehur se ky është dështimi total i qeverisjes socialiste. Sipas Berishës, Qeveria që do të vijë do te jetë Qeveri kukull e kontrolluar nga Fatos Nano. Edhe këtë herë Berisha ka deklaruar se vetëm zgjedhjet e reja do të shpëtojnë Shqipërinë nga kriza. /tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme