Partia Demokratike reagon për kryetarin e ri në Bashkinë Lushnje (31 Maj 2000)


Partia Demokratike reagon për kryetarin e ri në Bashkinë Lushnje (31 Maj 2000)

11:34 31/05/2000

Partia Demokratike ka protestuar sot ndaj shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, zëvëndësimit të tij me një përfaqësues të Partisë Socialiste. Sipas tyre, Agim Fuga kryetari i shkarkuar ka dhënë dorëheqjen dhe mosqënia e tij në krye të detyrës ka të bëjë me gjendjen e rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Me vendim të Këshillit Bashkiak, detyrën e tij e ka kryer nënkryetarja Nazo Veliu e cila ka dalë sot në një konferencë për shtyp sëbashku me drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike. Sipas saj vendimi i saj për zëvëndësimin e kreut të bashkisë është antiligjor dhe antikushtetues. Nuk mund të merret njëherazi tha ajo vendimi për shkarkimin dhe zëvëndësimin e kryetarit të bashkisë pasi Kushtetuta e miratuar nga socialistët i lë 15 ditë afat organit të shkarkuar për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas demokratëve të drejtën për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë e ka vetëm Këshilli Bashkiak të cilën e ka bërë dje duke emëruar në krye të Bashkisë së Lushnjes një anëtar të Partisë Demokratike./tvklan.al






Të ngjashme