Partia e Legalitetit, debati Spahia – Durollari – (5 korrik 2000)


Partia e Legalitetit, debati Spahia – Durollari – (5 korrik 2000)

21:40 05/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Këshilli Kombëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, i drejtuar nga Eqerem Spahia, ka vendosur sot të përjashtoj Guri Durollarin nga radhët e saj dhe nga përfaqësimi në parlament. Këtë vendim legalistët e argumentuan me spekullimet që sipas tyre u ka bërë Durollari, vendimeve të kongresit, dokumenteve të Ministrisë të Drejtësisë dhe abuzimet me fondet e partisë.

Eqerem Spahia, Kryetar i PLL:- “Por tani Guri Durollari, nuk përfaqëson përveçe veten e tij dhe disa mercenarë që i mban pas vetes dhe nuk përfaqëson partinë dhe nuk mund të pranohet kandidatura e dërguar nga një njeri që nuk përfaqëson askënd. Kjo është kërkesa që presidenti i Shqipërisë i dërgon PLL për anëtarë në KQZ dhe ne veprojnë në grupimin Bashkimi për Demokraci. Duhet të theksoj, që një pjesë e mirë e medias, përgjatë kohës që isha në burg, thoshin krytari i PLL, tani thonë kryetari i PLL Guri Durollari. Legaliteti s’ka dy kryetarë, një për në burg e një për spekulimet e pushtetarëve”.

Nga ana tjetër vetë Durollari hedh poshtë këtë vendim, duke i ftuar përkrahësit e Spahisë për bashkëpunim në kongresin e legalistëve. Durollari i ka paraqitur Gjinushit dy kandidatë për KQZ.  

Guri Durollari:- “Këtu nuk flitet për parti copa-copa. Legaliteti është një parti dhe ata janë të mirëpritur të ndjekin zhvillimet e partisë, të vijnë në kongresin e partisë, më 29 Korrik dhe t’i binden statutit dhe programit të partisë.”/tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme