Partia e Unitetit e Prosperitetit – (23 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në Muzeun Historik Kombëtar është mbledhur aktivi i Partisë së Unitetit e Prosperitetit, i cili ka marrë në shqyrtim gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe alternative që ofron kjo parti në përmirësimin e punës në këto organe.
Në këtë aktiv ishin të ftuar dhe morën pjesë specialist të njohur të fushës së drejtësisë, si akademik dhe intelektualë të njohur, profesor Luan Omari, prof. Zia Xholi, prof. Veli Budo, prof. Skënder Begeja dhe personalitete të tjerë të jurispudencës. Në fjalën që mbajti në këtë aktiv kryetari i Partisë së Prosperitetit Idajet Beqiri theksoi se në organet e drejtësisë ka korrupsion dhe paaftësi.
Korrupsioni në drejtësi tha Beqiri më tej nuk mund të merret si fenomen i veçuar nga korrupsioni i përgjithshëm që ekziston në vend. Gjithashtu në këtë takim janë hedhur propozime konkrete për organizimin dhe kontrollin gjyqësor, për kuadrin gjyqtaro-prokuror, si dhe për përmirësimet që i duhen bërë urgjent kodeve shqiptare./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame