Partia e Vuçiç, koalicion me radikalët e Sheshel
Përfaqësuesit e Partisë Përparimtare Serbe, Partisë Socialiste të Serbisë dhe Partisë Radikale Serbe, kanë nënshkruar marrëveshje për qeverisje të përbashkët në qytetin e Nishit.
Sipas
Klan Kosovës
, kjo marrëveshje koalicioni është vetëm fillimi i bashkëpunimit, ndërsa detajet do të përcaktohet me anë të një programi të detajuar.
Sa i përket funksionit të shpërndarjes së pushteteve ajo është thënë se do të bëhet në bazë të numrit të votave të marra në zgjedhje nga secila parti.
Radikalët, e udhëhequr nga Vojisllav Sheshel, janë kundër anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian dhe përkrahin një thellim të raporteve me Rusinë.
Ndërsa Vuçiç, që është kryetar i Partisë Progresiste është cilësuar nga ndërkombëtaret si një politikan i moderuar. Pavarësisht kësaj, partia e tij dhe ajo e Sheshelit tashmë janë në koalicion./tvklan.al