Partia Komuniste përjashton Hysni Milloshin – (22 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Udhëheqësit e vjetër komunistë, të gjallë apo të vdekur, kanë përçarë pasardhësit e tyre në Partinë Komuniste Shqiptare. Mbrëmë Plenumi i Komitetit Qendror Komunist, përjashtoi sekretarin e parë Hysni Milloshi me akuzën, se ka shkelur mbi idealet e Enver Hoxhës duke mbështetur vijën e Ramiz Alisë e Mehmet Shehut.
“Hysni Milloshi, si pjesë e skenarit të Ramiz Alisë, vazhdimisht ka bërë me mjeshtëri rolin e demagogut, duke spekuluar me emrin e Enver Hoxhës”.
Vetë Milloshi ka reaguar.
Hysni Milloshi:- “Nuk kam revizionuar kurrë veprën e Enver Hoxhës, as për çështjen e Mehmet Shehut. Sa për Ramiz Alinë jam i pari në Shqipëri, i dokumentuar, që e kam cilësuar tradhtar dhe që duhet të dalë në tre gjyqe, gjyqin para popullit, gjyqin para partisë dhe në gjyq si Komandanti i Forcave të Armatosura”.
Komunistët nuk duan të bëjnë koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet lokale edhe pse pretendojnë se në radhët e partive të majta në pushtet ka me shumicë komunistë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame