Partia Reformatore e PD-së e sigurtë për fitoren në zgjedhjet e 24 Qershorit (21 maj 2001)
Demokratët e rinj i kanë rritur pretendimet për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit. Do të fitojmë mbi 24 % të votave dhe mbi 10 deputetë u shpreh kryetari Xhaferri. Demokratët e Pollos premtojnë kthimin brenda 15 muajve të pronave për ish pronarët.
“Partia Demokratike është e djathta shqiptare sepse nuk ofron rruspa tritol dhe shqetësime të tilla për biznesin, por vetëm favorizim të tij. Më konkretisht ne u ofrojmë biznesmenëve shqiptarë një ulje të tvsh-së nga 20% në 10%. Një taksë doganore nga 15% në 5%, tatim mbi fitimin nga 25% në 5 %. Partia Demokrate është e djathta shqiptare sepse nuk gënjen për qëllime elektorale duke premtuar pensione nga 100 dollarë, por thekson se do të zhvillojë biznesin e vogël duke hequr barrierat fikse dhe duke e tatuar atë vetëm në porpocion me aktivitetin. Ne i ofrojmë votuesve të djathtë shqiptarë brenda 15 muajve kompesim fizik të pronës duke vënë në dispozicion të menjëhershëm të gjithë pasurinë shtetërore.”
Vetë Xhaferri nuk kandidon për deputet, ndërsa Shehi, Brojka dhe Kalakula do të kandidojnë në Tiranë./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame