Partia Republikane (11 Dhjetor 1999)


Partia Republikane (11 Dhjetor 1999)

16:18 11/12/1999

Referendum mbarëpopullor për t’i thënë “Po” dënimit me vdekje. Ka qënë ky qëndrimi i republikanëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e dënimit kapital në Shqipëri. Sipas tyre ky është një vendim i turpshëm politik që përpiqet të përligjë interesat dhe kushtet aktualë për jetëgjatësinë e tij.

Pushtetarët e sotëm, theksuan drejtuesit republikane, duke urdhëruar Gjykatën Kushtetuese vendosën të mbajnë gjallë krimin duke ju falur jetën kriminelëve dhe dënuar me vdekje qytetarët. Ata nënvizuan se Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë parasysh opinionin e mbi 90 % të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë zbatimin e dënimit me vdekje.

Partia Republikane do të vazhdojë të insistojë që dënimi kapital të aplikohet në Shqipëri të paktën për një periudhë dyvjeçare si një masë e rëndësishme për uljen e kriminalitetit, jetën e sigurisë së qytetarëve dhe mënjanimin e vetëgjyqësisë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme