Partia Republikane – (23 Shtator 1999)


Partia Republikane – (23 Shtator 1999)

18:52 23/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kriza në Shqipëri mund të përballohet me ndryshime në politikën shqiptare, e në radhë të parë tek opozita. Lideri republikan Fatmir Mediu ka përmbledhur kështu bisedimet me personalitetet amerikane dhe bisedën e zhvilluar dje në takimin me kancelarin Shrëder. Sipas Mediut në qendër të këtij të fundit, ka qenë diskutimi për pamundësinë e qeverisjes që kërkon formulë të re politike nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të barabarta.

Ndërkohë eksperti ekonomik i Partisë Republikane Robert Çeko në lidhje me kërkesën gjermane për AMC, u shpreh se ajo duhet të ishte propozuar më parë nga qeveria shqiptare. Ndërkohë i pyetur rreth propozimit të Pollos për bashkëpunimin e opozitës në Shqipëri, Mediu e konsideroj si një lëvizje dhe hap konkret. Po kjo tha Mediu nuk lidhet emrin e Pollos por me një lëvizje brenda PD./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego







Të ngjashme