Partia Republikane kërkon ndryshim rrënjësor të KQZ – (3 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Partia Republikane ka kërkuar sot ndryshimin rrënjësor të KQZ. Sipas krerëve të kësaj partie, KQZ duhet të ndërtohet në raporte të barabarta mes pozitës dhe opozitës, si në përbërjen e anëtarëve ashtu dhe në vendim-marrje. Partia Republikane i kërkon parlamentit të mos miratojë ndarjen e re të zonave. Ky i fundit duhet të kërkojë që ndarja të bëhet sipas kodit zgjedhor, duke u bazuar në regjistrin e gjendjes civile dhe duke ruajtur numrin e votuesve për çdo zonë.
Republikanët kanë përshëndetur ftesën e PD, për mbledhjen e tryezës. Kjo tryezë, jo vetëm që nuk pengon punën e institucioneve, deklaruan ata, përkundrazi ajo do të ndihmojë ata për të ndërtuar një infrastrukturë zgjedhore të pranueshme nga të gjitha forcat politike./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego