Partia Republikane konferencë për shtyp: Duam zgjedhje parlamentare të lira (3 Mars 2001)
Partia Republikane i ka ftuar sot të gjitha partitë e djathta të opozitës të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me qëllim kthimin në normalitet dhe ndërtimin e një të ardhme për opozitën. Kështu kërkohet garantimi për të zhvilluar zgjedhje të lira e parlamentare, angazhimi i intelektualëve për të ndërtuar një platformë të qartë të zgjedhjeve si dhe një bashkëpunim elektoral të respektojë zgjedhjet, indentitetin politik dhe elektoral të subjekteve përbërëse.
Vetë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu duke e komentuar si pozitive marrëveshjen midis mazhorancës dhe opozitës, duke filluar fillimisht nga përcaktimi i KQZ-së. Ndërsa lidhur me mendimin e Godos për daljen e PR-së të vetme në zgjedhje, Mediu u shpreh se dalja e Partisë Republikane me grupimin e djathtë është vendosur nga kryesia e partisë pasi zgjedhjet e tetorit treguan se PR e vetme fitoi 1.9% të votave .
Ndërsa përsa i përket platformës së zgjedhjeve sipas Mediut, është parashikuar se grupimi i djathtë do të dalë me një program politik institucional të përbashkët./tvklan.al