Partia Republikane konferencë shtypi (5 Qershor 1999)


Partia Republikane konferencë shtypi (5 Qershor 1999)

08:56 05/06/1999

Republikanët kanë kundërshtuar sot një pezullim të mundshëm të sulmeve të NATO-s nëse arrihet marrëveshja. Miratimi i planit të paqes nga serbët u shpreh lideri republikan Mediu është vetëm një hap për të mundësuar zgjidhjen por akoma le në fuqi klikën kriminale të Millosheviçit i cili deri tani nuk ka respektuar asnjë marrëveshje.

Partia Republikane është shprehur kundër pranisë së trupave ushtarake ruse në Kosovë. Sipas republikanëve paqja do të arrihet nëse krijohen kushte të sigurta për kthimin në një afat sa më të shkurtër të shpërngulurve me dhunë dhe Kosova të vendoset nën Protektoratin Ndërkombëtar. NATO duhet të jetë e obliguar të dërgojë forcërisht Millosheviçin në Gjykatën e Hagës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme