Partia Republikane: Kundërshtarët kanë frikë nga humbja (2 Shtator 2000)


Partia Republikane: Kundërshtarët kanë frikë nga humbja (2 Shtator 2000)

16:03 02/09/2000

Nesër Partia Republikane hap fushatën elektorale pasi ka përcaktuar të gjitha kandidaturat për kryetar bashkie, komune dhe këshilltar. Platforma e kandidatëve republikanë bazohet në trinomin pronë-familje-dinjitet. Fushatën zgjedhore republikanët e konsiderojnë të acaruar. Presionet ndaj kandidatëve të tyre për të dhënë dorëheqjen, tregojnë se pas Partisë Republikanëve frikën e humbjes së kundërshtarëve.

Premtimet e organeve të rendit për një fushatë të qetë janë vetëm demagogji. Ngjarja e Vlorës me nënkryetaren e Parlamentit është preluti i një fushatë të egër që përgatit Partia Socialiste, që sipas tyre kjo e fundit po shfrytëzon arsenalin shtetëror për të organizuar një fushatë të egër. Shpenzimet për posterat e shtypur të Partisë Socialiste kapin shumën 400 mijë dollarë të cilat nuk janë planifikuar aq në buxhetin e dhënë./tvklan.al






Të ngjashme