Partia Republikane mbështet Rambujenë (22 Maj 1999)


Partia Republikane mbështet Rambujenë (22 Maj 1999)

15:05 22/05/1999

Nisma e marrë nga Kryeministri i Qeverisë së Përkohëshme Thaçi për të diskutuar me të gjithë përfaqësuesit e Rambujesë në Tiranë, përshëndetet sot nga Partia Republikane. Kërkesa e Thaçit për t’u takuar me Rugovën duhet të shoqërohet sipas Republikanëve me lëvizje të menjëhershme të Rugovës drejt Tiranës për të vazhduar më tej provesin e nisur në Rambuje.

Sipas Republikanëve arritja e Pavarësisë së Kosovës do të bëjë të mundur dhe shuarjen e konflikteve etnike në Ballkan. Krerët republikanë i kërkojnë zotit Rugova të tërheqë deklaratat e bëra në mediat e huaja ku ai mohon marrëveshjen e Rambujesë dhe njeh si interlokutor për çdo lloj akordi paqeje Millosheviçin. Republikanët i kërkojnë forcave politike shqiptare që të lënë mënjanë interesat e vogla personale dhe të bëjnë paktin e heshtjes./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme