Partia Republikane për amendamentat shtesë (20 Qershor 2000)
26 deputetë të Parlamentit Shqiptar kanë firmosur një memorandum për të përmirësuar kodin elektoral me amendamente shtesë. Kjo iniciativë e republikanëve është mbështetur dhe përkrahur jo vetëm nga deputetë të opozitës, por edhe nga deputetë demokratë dhe të pavarur. Vetëm nëse Presidenti çdekreton anëtarët e mbetur të KQZ-së dhe kërkon konsultime me partitë parlamentare, republikanët do të paraqesin kandidatët për këtë komision. Nga ana tjetër, Partia Republikane do të punojë me opozitën për të paraqitur emrat e anëtarit të KQZ-së që miraton në Parlament sipas propozimit të opozitës./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame