Partia Republikane, projektligji për pronën – (21 Gusht 1999)


Partia Republikane, projektligji për pronën – (21 Gusht 1999)

14:51 21/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Partia Republikane është e gatshme të ndihmoj komisionin konsultativ juridik për pronën miratuar dje nga kryeministri Majko. Duke e cilësuar krijimin e këtij komisioni arritjen e tyre republikanët do ti ofrojnë projektligje të gatshme duke marrë në konsideratë të gjitha lëvizjet e ndryshimet në raport me pronën e popullsinë.

Kështu Partia Republikane ka përgatitur ligjin për tokën, për pronat urbane, për banesat private, shpronësimet publike si dhe privatizimin. Ne kanë deklaruar liderët e kësaj partie do të vazhdojmë përpjekjet pavarësisht nga komisioni në mënyrë që parlamenti të plotësoj legjislacionin e nevojshëm të kërkuar nga Kushtetuta për pronën private.

Ajo që konsiderohëj herezi për PS dhe PD, janë shprehur liderët republikan, për shkak të mentalitetit të tyre komunist tashmë është kthyer në një realitet të domosdoshëm për zhvillimin e demokracisë dhe ekonomisë shqiptare bazuar në respektin ndaj pronës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme