Partia Socialdemokrate (2 Shtator 1999)
Këshilli Kombëtar i Partisë Socialdemokrate ka vendosur sot me shumicë votash, dy vota kundër dhe një abstenim, shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm Dhori Kulen dhe nga detyra e Sekretarit Organizativ, Bahri Myftari.
Skënder Gjinushi ka kërkuar që ata të paraqesin alternativën e tyre brenda forumeve të partisë. Bahri Myftari ka kërkuar kohë për të paraqitur programin dhe alternativën e re. Partia Socialiste të mos ndërhyjë në punët tona ka deklaruar kryetari Gjinushi.
Përsa i përket koalicionit Gjinushi është shprehur për funksionimin me transparencë ndërsa PSD-ja do të përkrahë kryetarin e ri të Partisë Socialiste pavarësisht nga emri. Këshilli Kombëtar i Partisë ka zgjedhur Pavli Zerin si Sekretar të Marrëdhënieve Ndërkombëtare./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame