Partia Socialdemokrate hap fushatën zgjedhore në Elbasan (2 Shtator 2000)


Partia Socialdemokrate hap fushatën zgjedhore në Elbasan (2 Shtator 2000)

14:07 02/09/2000

Partia Socialdemokrate zgjodhi qytetin e Elbasanit për të hapur sot fushatën elektorale për zgjedhjen e pushtetit lokal që do të zhvillohet me 1 tetor. Merrte pjesë në miting si prezantues dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi. Mitingun e hapi kryetari i Partisë Socialdemokrate në Elbasan, Ahmet Dauti. Më pas përshëndeti dhe Profesor Doktor Skënder Gjinushi.

Partia Socialdemokrate tha ai, vjen në zgjedhjet e tetorit si një parti e formuar më shumë se kurrë. E majta do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme si në vitin 1997 dhe zgjedhjet lokale do t’i fitojmë dhe këtë tetor 2000, tha ai. Gjinushi u ka kujtuar qytetarëve elbasanas se kandidati për kryetar bashkie në Elbasan është djalë i këtij qyteti, Kadri Yshmeri.

“Kjo periudhë tregoi se Partia Socialdemokrate e koalicionit ka ditur të zgjidhë situatat dhe problemet kryesore.”

Në Elbasan, Belsh dhe Cërrik, Partia Socialdemokrate pretendon të fitojë me kandidatët e saj postet e kryetarëve të bashkisë. Për Cërrikun kandidat është gazetari i “Koha Jonë” Besim Zybeli. Ndërkohë dhe në Tiranë dega e Partisë Socialdemokrate ka prezantuar 11 kandidatët për minibashkitë dhe komunat, ndërkohë që ka konfirmuar dhe njëherë mbështetjen për Edi Ramën si kandidat për kryetar bashkie. “E majta për ju” është motoja e kësaj partie për zgjedhjet lokale të 1 tetorit./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme