Partia Socialdemokrate, Skënder Gjinushi për Kushtetutën dhe Berishën (25 tetor 1998)
Skënder Gjinushi në mbledhjen e sotme të Socialdemokratëve beri të qartë që në partinë e tij nuk ka klane. Për Apostolin, Gjinushi theksoi se ai ishte i suksesshëm por u detyrua të japë dorëheqjen nën presionin e klaneve të Partisë Socialiste. Përsa i përket referendumit të Kushtetutës, Gjinushi theksoi se Partia Demokratike nuk ka nxjerrë argumente kundër përmbajtjes së Kushtetutës duke rrezikuar kështu izolimin nga Komuniteti Ndërkombëtar.
” Gjithë shqetësimi është tek përmbajtja e Kushtetutës dhe nuk është ndonjë habi që për sa kohë Berisha të jetë në krye të Partisë Demokratike, ajo të bojkotojë. Berisha nuk bën gjë tjetër. Bojkoton çdo gjë që është demokratike dhe kriminale. Berisha shpif dhe flet kundër mazhorancës dhe partive të tjera. Tashmë të gjithë e kanë kuptuar se cila është politika që ndjek Sali Berisha dhe duhet të marrim hapa për “izolimin” e tij dhe për shpëtimin tonë.”
– u shpreh Gjinushi.
Pamje Partia Social Demokrate Skënder Gjinushi, Dhori Kule, me gazetarët./tvklan.al
Gazetar : Vlaidimir Lame