Partia Socialiste dhe koalicioni tryeza për Kushtetutën (21 tetor 1998)
Socialisët thërrasin në ndihmë aleatët e koalicionit, partitë e djathta dhe shoqatat për organizimin e fushatës së referendumit për Kushtetutën. Në tryezë kanë munguar demokratët dhe partitë e tjera të Bashkimit për Demokraci. Ideja e një formimi të shtabit të përbashkët elektoral të partive politike nuk është pranuar nga të pranishmit. Socilisti Legisi u shpreh se duhet krijuar nje fushatë për Kushtetutën duke shmangur polarizimin politik. Ndërkohë lideri i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka tha se Partia Demokratike rrezikon të izolohet nëse del pa argumenta kundër Kushtetutës.
Pamje nga tryeza politike Ndre Legisi, Neritan Ceka./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame