Partia Socialiste fton në tryezën politike të gjitha partitë opozitare (24 Shkurt 2001)
Partia Socialiste ka pranuar të ftojë në tryezë të gjitha partitë opozitare. Këtë e ka vendosur sot mbledhja e kryesisë në të cilën nuk ka marrë pjesë kreu socialist Nano pasi ndodhet me shërbim jashtë vendit dhe as Kryeministri Meta. Fillimisht Partia Socialiste ftoi në tryezë PD-në e cila nuk pranoi të ulet pa aleatët. Atëherë Partia Socialiste ra dakort që të ftohen dhe 3 parti opozitare gjë që u kundërshtua përsëri nga PD.
Ndërsa sot mbledhja e kryesisë ka diskutuar rreth detajeve të zgjeruar të partive politike të iniciuar prej saj. Sipas sekretarit të përgjithshëm Gramoz Ruçi PS do të shkojë në tryezë tepër e qartë në pozicion që do të mbajë në përballje me opozitën.
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të kryesisë është diskutuar rreth problemeve në degën e PS-së në Vlorë ku me datë 10 mars do të zhvillohet konferenca që do të zgjedhë kryetarin e ri dhe forumet drejtuese të kësaj dege./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego