Partia Socialiste kërkon mbledhjen e KQZ-së për ndarjen e zonave elektorale (13 Shkurt 2001)
Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e një tryeze të re të partive parlamentare në nivele ekspertësh për të gjetur zgjidhje ligjore për KQZ-në dhe ndarjet e zonave elektorale. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryetari Arben Malaj është shprehur për dialog institucional me opozitën. Sipas tij mazhoranca nuk e konsideron të mbyllur dialogun ndaj po gjykon propozimet konkrete të opozitës.
Në mbledhjet e grupit parlamentar socialist janë diskutuar kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për deputet. Emrat e deputetëve aktualë socialist do të jenë në listat e kandidatëve që do të votohen në konferencat e partisë në rrethe./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame