Partia Socialiste mbledh firma për Fatos Nanon (26 Prill 1999)
Një pjesë e anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm drejtues të socialistëve dhe deputetëve të kësaj partie po hedhin firma në kërkesën për rimbledhjen e këtij forumi për të votuar rikthimin e Nanos në krye të Partisë Socialiste. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruçi e konsideron mosvotimin në mbledhjen e fundit të Komitetit të Përgjithshëm drejtues për propozimin e rikthimit të Nanos në krye të partisë, si shkelje të statusit të partisë në pushtet.
Gramoz Ruçi: Nuk ka ndonjë element statutor që të pengonte, domethënë norma statutore në KPD, në çdo KPD partie ose statutet e Partisë Socialiste është që çdo propozim votohet. Për mua mosvotimi është një shkelje. Unë vërtet jam anëtar i KPD-së por jam edhe sekretar i kësaj KPD-je. Kështu që jo që s’më ka prurë, e respektoj çdo nisëm që do të marrin anëtarët e KPD-së, por nëqoftëse do ta quaj të domosdoshme një mbledhje të KPD-së, do të bëhem unë inicusi i saja, por nuk kam ndërmend të bëhem./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame